Rama: AI do transferojë trupin ligjor të BE-së. S’kemi më prokurime nga ministritë 

Rama: AI do transferojë trupin ligjor të BE-së. S’kemi më prokurime nga ministritë 

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e fundvitit me gazetarët se 90 për qind e trupit ligjor të BE do të transferohet në trupin ligjor te Shqipërisë përmes inteligjencës artificiale.

Ai vuri në dukje se vendeve të tjera si Kroacisë, u është dashur të angazhojnë armata përkthyesish dhe draftuesish. 

Drupal Ad

Kemi finalizuar strategjinë kombëtare të Inteligjencës artificiale dhe aktualisht jemi në kushtet kur me AI-në ne po punojmë për transferimin e gjithë të ashtuquajturit trupi ligjor i BE-së në në trupin ligjor të Republikës së Shqipërisë, që do të thotë kryerje e gjithë procesit të integrimit në aspektin legjislativ, për të cilin vendet e tjera më parë kanë angazhuar armata të tëra përkthyesish dhe draftuesish. Ndërkohë që ne këtë punë e bëjmë 90 për qind me AI”.

Ai theksoi futjen e inteligjencës artificiale në prokurime. 

Po vazhdojmë të përgatisim modelin e prokurimeve me AI që do jetë tjetër inovacion. Edhe me këtë do jemi avanguard pasi ky është një problem që e kemi pasur historikisht, tradicionalisht. Nuk bëhen më tendera nga ministritë. Operatori që është krijuar këtë vit do të marr në dy vitet e ardhshme të gjithë volumin e prokurimeve të Republikës së Shqipërisë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy