Gazetari Aleksandër Çipa thotë se partitë e vogla do ta kenë të vështirë sigurimin e një numri të konsiderueshëm mandatesh. Në studion e MCN Informacion, Çipa tha se sistemi ua bën të vështirë konvertimin e votave në mandate.

Për shkak të sistemit është e vështirë që partitë e vogla ta kthejnë numrin e votave në mandat. Në kushtet e një realiteti stanjativ që ka shkaktuar krizë e depresion në elektorat, ky është një moment që palët e reja të favorizohen në mënyrë masive nga votat. Ka një diferencë. Unë mendoj që më 11 maj do të shfaqet vota tipologjike e përkatësisë. Qori do të marrë votën konservatore të majtë. Zoti Shehaj e ka më të strukturuar fushatën. Zoti Lapaj duhej të potenconte peshën specifike të fjalës. Fushata e 11 majit ka një efekt tjetër që është ekstrapolitik. Efekti i paragjykimit dhe pritshmërisë. Shpesh në biseda themi që po ndodhi ky arrestim, pra jemi në pritshmëri të diçkaje.

Çipa komentoi edhe mënyrën si po bëjnë fushatë dy krerët e partive kryesore.

Berisha e ndjek atë që i këshillohet. Përqendrohet te programi. Nga mënyra si e ndërton metodologjinë duket që e ndjek këshillimin e ekspertëve të komunikimit të fushatës.

Kundërshtarët politikë i vendosin në fokus moshën. Por zoti Berisha e kuron rritjen graduale të fushatës. Rritet masiviteti i pjesëmarrësve, shoqërimi me të rinj e të reja, hapësira që u lë kandidatëve të rinj. Dhe me këtë ia ka dalë. Ka kontrast me PS, ku shihet gara e brendshme. Mendoj që mund të ketë spazma të nesërme brenda partisë për shkak të listave. Te PD dhe koalicioni është kamufluar kjo, është evituar. Kjo është një strategji që e ndjekin të dyja palët në mënyrën e vet. Por gjuha që përdor është një strategji elektorale. Zotit Rama i duhet të krijojë idenë se vota e opozitës do të grimcohet.

Nga disa testime kam vënë re që ka shkaktuar efekt të madh deklarata e Ramës me stilemën e autizmit politik.