Gara për kreun e PD, Kume: Jo zgjedhje të mirëfillta, rregullorja përjashton çdo kandidat përballë Berishës

Gara për kreun e PD, Kume: Jo zgjedhje të mirëfillta, rregullorja përjashton çdo kandidat përballë Berishës

Këtë të enjte në orën 12:00 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, që do të mbahen më 23 maj. 

 

Megjithatë, sipas raportimeve, gara pritet të zhvillohet pa rivalë për Sali Berishën, për shkak të kritereve të vendosura nga selia blu.

 

Sipas një udhëzimi të bërë publik vetëm së fundmi, ndonëse i firmosur më herët, ndalohet kandidimi i personave të dënuar me vendim të formës së prerë. Ky kriter prek drejtpërdrejt Ervin Salianjin, duke i krijuar pengesë për pjesëmarrje në garë.

 

Gazetari Mariglen Kume, në një lidhje me MCN Live, u shpreh se procesi nuk reflekton standarde normale të konkurrencës së brendshme në parti.

 

Duhej të ishte një ditë e rëndësishme, pasi simbolizon nisjen e një procedure për demokracinë e brendshme, por të gjitha veprimet tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një proces normal. Edhe pse udhëzimi është firmosur më herët, ai u bë publik vetëm pak ditë më parë, duke u lënë kandidatëve vetëm 24 orë kohë për të paraqitur kërkesat e tyre.

 

Ai shtoi se kriteret e vendosura nga komisioni i posaçëm në PD përfshijnë kërkesën për të paktën 10 vite eksperiencë në parti, mbajtjen e posteve të larta dhe drejtimin e fushatave apo kauzave të rëndësishme, çka përjashton një sërë emrash të përfolur si pretendentë.

 

Këto kritere përjashtojnë disa kandidatë të mundshëm. Po ashtu, kërkesa për plotësimin e formularit të dekriminalizimit ndikon drejtpërdrejt në rastin e Salianjit, i cili ka vuajtur një dënim me një vit burg. Një tjetër kriter është edhe ‘pastërtia e figurës’, që sërish e përjashton atë. Për më tepër, ai nuk është aktualisht anëtar i Partisë Demokratike.

 

Sipas Kumes, mënyra si është hartuar rregullorja duket se synon të eliminojë çdo kandidat potencial përballë Berishës.

 

Rregullorja është ndërtuar në mënyrë të tillë që të përjashtojë çdo kandidat të bërë publik deri tani, duke e lënë Berishën pa rivalë në këtë garë.

 

Megjithatë, Salianji pritet të dorëzojë dokumentet e kandidimit rreth orës 11:00 në selinë e PD-së, ndërsa më pas mund të mbajë edhe një deklaratë publike.

 

Ndërkohë, si Berisha ashtu edhe Salianji ndodhen aktualisht jashtë vendit. Mbetet për t’u parë se kush do të autorizohet për dorëzimin e kandidaturës së Berishës. Në këto kushte, sipas raportimeve, nuk priten surpriza nga gara e 23 majit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy