“Mbledhje Produktive”, kështu e ka cilësuar kreu i shtetit Bujar Nishani mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Gjatë diskutimeve mësohet se Presidenti ka shpjeguar rëndësinë e këtij takimi ndërsa Kreu i Kuvendit Meta ka thënë se mos arrestimi i Balilit ka prishur imazhin e vendit. Në mbledhje ka munguar kryeministri i cili ndodhet në Kosovë.



