Ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me qytetarët e Gjirokastrës.
Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së tha se qeveria e Ramës është një qeveri e mirëfilltë antisociale, anti-qytetare, anti-kombëtare dhe se ngado që shkon gjen qytetarë të persekutuar.
Qyrku, manteli që ne kemi 9-vjeçar nuk flet në favor tonin, nuk është i dobishëm për ne, sepse ne Edi Ramës duhet t'ia kishim prerë me kohë biletën. Një qeveri e mirëfilltë antisociale, anti-qytetare, anti-kombëtare. Por kjo qeveri ka arritur të mbijetojë, të marrë mandatin e tretë sepse ka përdorur të gjitha metodat, të paligjshme sigurisht, por nuk ka marrë përgjigjen siç duhet nga ne. Ndaj dhe ne duhet të angazhohemi në një organizim sa më të përsosur. Tani kemi një diktaturë. Çfarë do të thotë diktaturë, pushteti i një partie. Nuk ka kampe përqendrimi, por i ka të gjitha të tjerat.
Kudo që shkoj gjej qytetarë të persekutuar, të ndjekur nga puna, të burgosur për një gardh. Kudo ku shkojmë gjejmë 3 standarde për ligjin. Padrejtësi ndaj qytetarëve dhe këto i ndjeni dhe ju çdo ditë. Çfarë kërkon kjo? Kjo kërkon që siç merremi çdo ditë me fëmijët, detyrën qe kemi, punët e tjera, të kemi një kohë maksimalisht të mundshme të merremi me misionin tonë. Ky mision kërkon të bindim shqiptarët të bashkohen me ne.



