
Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit tha se të gjithë banorët e 5 Majit do të dëmshpërblehen për banesat e tyre dhe nëse ato janë te palegalizuara.
Ahmetaj bëri me dije se ata do të trajtohen me 100% të metrave katrorë dhe deri tani janë bërë 27 kontrata të banorëve me ndërtesa të legalizuara.
“Janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Rreth 60 banesa, janë ndërtime të pa legalizuara. Qeveria ka vendosur që edhe ata që janë të pa legalizuar edhe ata që janë të legalizuar të trajtohen njëlloj. Nëse dikush ka te 5 maji shtëpi apo dyqan 200 metra katror, do të marrë shpërblim 200 metra katror. Nuk ka rëndësi është i legalizuar apo jo. Ju kapni çdo çështje me opozitë. Ata do të trajtohen me 100% të metrave katrorë. Janë bërë 27 kontrata të atyre me ndërtesa të legalizuara.
Ju referuam marrëveshjeve, të cilat janë të rëndësishme. Ka një sërë familjesh që janë future te 5 maji dhe do të futen muaj pas muaji të gjitha familjet. E bëra këtë jo për replikë apo debat, e bëra që t’i sqarojmë drejt gjërat. Ju bëni politikë me çështjet, por kjo s’është hera e parë apo e fundit. Por e vërteta ligjore dhe statistika janë të rëndësishme”, tha Ahmetaj.



