Basha nga Hasi: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet në ditët e para të qeverisë

Basha nga Hasi: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet në ditët e para të qeverisë

Kreu i PD, në takimin e sotëm elektrol në Has, përsëriti faktin se Hasi ka qenë i ndarë padrejtësisht nga Tirana dhe Prishtina, dhe nuk do të lejojë të ketë një ndarje të dytë me traun e rrugës së Kombit.

Basha u tha banorëve se “në ditët e para të qeverisë Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet”.

Hasjanë e kuksianë, tropojanë e gjakovarë, nga Podujeva në Sarandë një fjalë e kam thënë e do ta mbajnë në ditët e para të qeverisë Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet. Ne që punuam me mish e me shpirt për të bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana e Prishtina, të cilave u takon bashkërisht, ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë. Më 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton duke votuar numrin 9.  Me votën tuaj do të kemi një qeveri që punon për ju, me votën tuaj le ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim. Fitorja e PD e koalicionit për ndryshim do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Sepse e kundërta as nuk mund të imagjinohet , jo katër vite por as 4 ditë më shumë.

Dita po afron, or po vjen dhe ndryshimi është në dorën tuaj. Duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim drejt Europës apo do të izolohemi përsëri pjesëmarrja duhet të jetë masive, për të vendosur për ndryshimin”- tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy