Sulmet kibernetike ndaj sistemeve të drejtësisë, Ibrahimaj: Nuk lanë dëme të pariparueshme, investimet vijojnë

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve të drejtësisë, Ibrahimaj: Nuk lanë dëme të pariparueshme, investimet vijojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Dalina Ibrahimaj, deklaroi se sulmet e fundit kibernetike të atribuuara nga grupi Homeland Justice nuk kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në institucionet shqiptare.

 

Në një dalje për mediat, ajo u pyet mbi sulmet që prekën Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatë e Lartë si dhe prokuroritë e juridiksionit, duke sjellë ndërprerje të sistemeve.

 

E vërteta është se atakët kibernetike që përmendët nuk kanë lënë dëme të pariparueshme. Strukturat tona të kibernetikës janë të ngritura dhe në fuqi. Për ne me rëndësi është që të mos kenë dëme të pariparueshme. 

 

Në botën e teknologjisë janë incidente që ndodhin. Ne monitorojmë në kohë reale të gjitha sulmet kibernetike. Do të vijojmë investimet në këtë fushë, pasi e ardhmja është digjitale. Dhe sulmet padyshim që do të jenë digjitale.

 

Duke u ndalur te çështja e AKSHI-t dhe dyshimet për rrjedhje të të dhënave, Ibrahimaj theksoi se ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga organet e drejtësisë.

 

Fakti që të dhënat janë përdorur për interes privat, është opinion. Nuk jam në dijeni të një rezultati të tillë hetimor që SPAK është duke kryer. Nuk mund të themi se ka pasur një përdorim për qëllime personale. 

 

Kur prokuroria dhe gjykata të dalë me një qëndrim, do ta themi me zë të plotë. Siguria kibernetike është nën monitorim. Sulmet janë të zhvilluara me instrumente të reja. 

 

Ne nuk mund të ndalojmë sulmet kibernetike. Sa i përket të dhënave dhe përdorimit të tyre, ne vitin e kaluar kemi hartuar ligjin GHBR.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy