Papa: Hapja e dosjeve është bërë si gjueti shtrigash për të goditur politikisht, duhen politika për të nxjerrë të vërtetën

Papa: Hapja e dosjeve është bërë si gjueti shtrigash për të goditur politikisht, duhen politika për të nxjerrë të vërtetën

Historiania Enriketa Papa ngre si shqetësim mungesën e një vullneti të qartë për të dhënë një përgjigje për ish-sigurimisat, por se nuk është bërë asgjë për kapërcimin e traumës së diktaturë, teksa flet lidhur me temën e hapjes së dosjeve.

Ajo ngre si shqetësim se hapja e dosjeve është bërë si gjueti shtrigash për të goditur politikisht, por se nuk është marrë me individin për rimëkëmbjen e tij.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos deklaroi se ligji i “Lustracionit” e kishte fokusin që të gjente fajin te bashkëpunëtorët, por se viktimat nuk e kanë qëllimin aty.

Kërkohet që faji të mos çohet te viktima, tek bashkëpunëtori, por tek zinxhiri drejtues, komandues. Ish-drejtuesi i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa ka identifikuar në prokurori, në parlament, individë që kanë qenë në poste të larta politike, që kanë qenë në zinxhirin e dhunës, individë të caktuar, janë ende sot në ofiqe të larta.

Ligji i Lustracionit duhet të veprojë, por edhe duke marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me dekomunistizimin, se një vend që ka dalë nga diktatura, ka nevojë për mekanizma juridikë si ligjet, draftet, deklasifikimi i arkivave, kompensimi, por dhe ngritja e qendrave rehabilituese, tekstet shkollore, në mënyrë që të mos shkohet tek harresa.

Dekomunistizimi ka të bëjë me politika dhe strategji për tu përballur me dhunën autoritariste dhe për të nxjerrë të vërtetën, çfarë ka ndodhur? Ka qenë diktaturë, po kaq? Çfarë ka bërë ky shtet për politikat e kujtesës.

Edhe për komunizmin të flasësh, të kesh një muze. Nuk kemi, ne kemi disa fasada, tentativa që sikur merren me kujtesën. Mjaftohemi me Shtëpinë e Gjetheve, një pavion në Muzeun Kombëtar dhe kaq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy