Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat

Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat

Në mbledhjen e këshillit kombëtar, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka përsëritur atë që Grida Duma kishte deklaruar më herët, se ai nuk kishte lejuar që në zgjedhjet e 25 prillit të bashkpunohej me bandat. Basha shton se këto janë parimet e tij dhe zgjedhjet teeguan se shqiptarët e duan ndryshimin.

‘’Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar. 

Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë.’’- tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy