Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko, në vend të tij Stefan Çipa

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko, në vend të tij Stefan Çipa

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në vend të tij është emëruar Stefan Çipa.

"Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve", thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Arben Çuko u emërua në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve rreth një vit më parë, me formimin e qeverisë “Rama 2”. Ai ishte pjesë e grupit të zv.ministrave që u lanë jashtë qeverisë së re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy