Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit se së shpejti në Durrës do kemi dhe portin e NATO-s.
Teksa po zhvillonte një interpelancë me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Rama tha se Porti i Durrësit cilësohet si i sigurtë dhe se këtë gjë e gjë e vërtetojnë një sërë certifikimesh.
Shqipëria ka sot në Portin e Durrësit një dosje inspektimesh dhe certifikimesh sistematike rigoroze nga autoritetet europiane që e përcaktojnë atë si një port të sigurtë dhe qe e bëjnë Durrësin, vendin ku së shpejti do të kemi dhe portin e NATO-s.



