Rama i refuzon Bashkisë së Dibrës titullin “Qytetar Nderi”

Rama i refuzon Bashkisë së Dibrës titullin “Qytetar Nderi”

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar titullin “Qytetar Nderi”, akorduar nga Bashkia Dibër një ditë më parë.

Shkak, sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së kryeministrit, është qëndrimi që vetë Rama ka për titujt honorifikë gjatë kohës që një politikan është ende në detyrë.

"Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanet në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër", thuhet në deklaratë.

Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Dibrës i akordoi Ramës titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij në ndërtimin e Rrugës së Kombit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy