Vijojnë ende fjalimet e qytetarët dhe këshilltarëve të opozitës përpara bashkisë së Tiranës.
Gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live thotë se protesta do të zhvillohet edhe për një gjysmë ore dhe se pritet që kjo qëndresë të vijojë edhe në ditët e ardhshme deri në largimin e kryebashkiakut Veliaj.
Kemi dy kordonë policie, protestuesit mesa duket janë qetësuar pas dy përplasjeve. Stafetën e fjalimeve e kanë marrë qytetarët që janë prekur nga projekti i ndërtimeve në zonën e 5 majit
Pak minuta më parë Ilir Meta i është bashkuar protestës.
Me të gjitha gjasat protesta do të zgjasë edhe 35 minuta pasi nuk është plotësuar kërkesa e këshilltarëve të opozitës për të mbajtur një mbledhje urgjente e Këshillit Bashkiak. I është kërkuar Veliajt një interpelenacë. Këlliçi ka zbuluar se nuk është i pranishëm dhe ka hedhur akuza se po drekon me drejtorët në periferi të Tiranës dhe nuk do të pritet, por protesta do të vijojë me fjalime dhe do të mbyllet për të vijuar dhe në ditët e ardhshme kjo qendresë deri në largimin e Veliajt.



