Pas tensioneve dhe situatës politike të krijuar në qeveri, Rama mbledh Kryesinë e PS-së.
Mbledhja e Kryesisë së PS-së është thirrur urgjentisht nga kryeministri Edi Rama dhe po zhvillohet në selinë rozë.
Kjo mbledhje vjen nje dite pas shkarkimit te Ylli Manjanit dhe deklaratave te deputeteve nga te dyja kampet politike qe shprehin qarte tensionin qe ka brenda mazhorances.
Ditët e fundit përplasjet në distancë mes dy forcave weverisëse PS-LSI. Megjithëse zyrtarisht thuhet se Kryesia është thirrur për çështjen e organizimit zgjedhor, nuk përjashtohet edhe mundësia e diskutimit të raporteve me LSI.
E pikërisht situata e fundit politike do të jetë tema e nxehtë pritet të jetë një nga temat e mbledhjes së kryesisë së PS-së. Nuk dihet nëse pas mbledhjes do të ketë një vendim apo një deklaratë për ato çfarë do të vendosë kryesia.



