PDIU përshëndet marrëveshjen Rama-Basha, por ka kritika për koalicionet

PDIU përshëndet marrëveshjen Rama-Basha, por ka kritika për koalicionet

Pas mbledhjes së kryesisë dhe ashtu siç ishte paralajmëruar, PDIU ka dhënë qëndrimin e saj në lidhje me marrëveshjen Rama- Basha dhe zgjedhjet e 25 qershorit.

Në krye të deklaratës zyrtare të PDIU-së, kjo forcë politike përshëndet arritjen e marrëveshjes dhe falenderon ndërkombëtarët për kontributin e tyre.

Por nga ana tjetër rreshton dhe kritikat e saj, e pikë së pari, PDIU shkruan se marrëveshja do të bëjë të mundur që votat e shqiptarëve të mos jenë të barabarta, për shkak të ndalimit të mundësisë për koalicione parazgjedhore.

E për këtë arsye, PDIU i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masivisht në zgjedhje për të garantuar pluralizmin politik në vend.

DEKLARATA E PDIU-së:

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, që i mundëson shqiptarëve të votojnë më 25 qershor dhe të kenë mundësi të zgjedhin me votë të gjithë spektrin e partive politike. PDIU i është mirënjohëse mbështetjes e përpjekjeve të panumërta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës së radhës.

PDIU ka bërë çdo përpjekje për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës, duke propozuar Paktin Kombëtar, tryezën e partive parlamentare te Presidenti dhe çdo tryezë tjetër. Ne kemi mbështetur çdo propozim, qoftë paketën “McAlister”, qoftë “McAlister+” që kishte mbështetjen e zëvendësndihmësekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

Duke vlerësuar marrëveshjen PD-PS, “Big Mac”, do të vlerësonim e mbetet për t’u parë që zgjedhjet e 25 qershorit të kenë standarde më të mëdha në transparencë më të madhe për financimin e partive politike, pjesëmarrjen e partive politike në procesin e administrimit të zgjedhjeve, numërimit sipas Kodit Zgjedhor, meqënëse votimi e numërimi elektronik nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Heqja e mundësive për koalicione me marrëveshje të dy partive, mundësi që është sanksionuar në Kodin Zgjedhor si e drejtë e të gjitha partive politike, jep mundësitë për të garuar të vetme. Mirëpo, kjo mundësi nuk shoqërohet nga një sistem propocional kombëtar, që do të bënte të barabartë votën për çdo shqiptar e për çdo parti politike.

PDIU fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në votime e me votën e tyre të vendosin kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme dhe të garantojnë pluralizmin politik në Shqipëri, në mënyrë që të ndahemi njëherë e mirë nga tranzicioni i tejzgjatur 27 vjeçar.

PDIU është e vendosur për të hyrë në zgjedhje me bindjen që kauzat e saj janë të cilitdo shqiptari që mendon si ne: Kemi Veç Një Atdhe!”- thuhet ne deklaraten e PDIU.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy