Presidenti Meta i përgjigjet Ramës: O trimi i xha Jahos, të ftoj në një përballje televizive!

Presidenti Meta i përgjigjet Ramës: O trimi i xha Jahos, të ftoj në një përballje televizive!

Pas deklaratës të bërë nga Kryeministri Edi Rama në Durrës ku i kërkonte Presidentit Meta të linte rakinë, ky i fundit i përgjigjet për një përballje televizive..

Presidenti Ilir Meta e fton mbrëmjen e sotme në emisionin e gazetarit Çim Peka kryeministrin, në një debat publik.

Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut! Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve.

Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë "të fortët" e tu. Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti.

Vetëm të lutem më thuaj! Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi. Të lutem më thuaj! Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!”, shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy