Gjonaj: Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht Metës

Gjonaj: Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht Metës

Pas akuzave të presidentit në drejtim të saj për shpërdorim detyre, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një reagim në Twitter thotë se Meta ka në dorë dorëheqjen e tij dhe të askujt tjetër.

Gjonaj e quan një marrëzi të radhës kërcënimin për kallëzim penal pranë SPAK, që presidenti Meta i bëri sot gjatë një konference për shtyp.

“Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy