Deputeti socialist Erion Braçe thotë se për arrestimin e Ilir Beqaj duhet informacion më i zgjeruar nga sa kanë dhënë mediat deri tani.
Duke folur në hyrje të seancës së sotme parlamentare ai deklaroi se reforma në drejtësi u bë pikërisht për të mbajtur përgjegjës ata që abuzojnë me ligjin.

Dua të sjell në vëmendje që ende nuk ka asnjë përgjegjës për 21 Janarin ku janë vrarë njerëz, nuk është vjedhur dhe për Gërdecin.
Rruga është e hapur për tu ndjekur penalisht për cilindo zyrtar që abuzon me fondet.
Duhet parë shumë seriozisht gjëja që të përmbushim detyrimet që BE vë.
Patjetër që Partia Socialiste duhet të mbajë një përgjegjësi morale dhe po e mban përgjegjësinë dhe në momentin që paraqitemi para një gare elektorale, secili do të marrë kosto.
Për shkak edhe të këtyre ngjarjeve, PS është e përfshirë në një proces të thellë reformimi.
Peshorja e drejtësisë ka humbur ekuilibrin për sa kohë në këtë vend merren jetë njerëzish dhe askush nuk mban përgjegjësi.



