Në pak më shumë se 3 muaj që nga nisja e seancës së parë të gjykimit paraprak për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, e deri më sot janë shtyrë në total 10 seanca. Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar kërkesat e avokatëve për njohjen me aktet e deri te pretendimet për vonesa të furgonit të Drejtorisë së Burgjeve.



