Zgjedhorja, Gjiknuri: Lejohen reklamat politike, dyfishohet financimi nga shteti

Zgjedhorja, Gjiknuri: Lejohen reklamat politike, dyfishohet financimi nga shteti

Reklamat politike në media do të vazhdojnë të jenë pjesë e kodit zgjedhor, ndërsa buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë politike.

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri bëri të ditur se ditën e hënë do të paraqiten amendimet e plotë të kodit zgjedhor.

"Dakordësuam amendemit që lidhet me financimin në zgjedhjeve dhe rolin e medias. Kemi dy tre pika të vogla, deri të hënën do të kemi të gjitha amendimet ligjore përfshirë edhe formatimin e KQZ. Të hënë maksimumi të martë shpresoj që të çoj zyrtarisht draftin e komisionit dhe të vazhdojë diskutimi në parlament. KQZ nuk ka element surprizë, janë parimet që janë bërë publike, po diskutojmë disa procedura për përzgjedhjen e anëtarëve ku do të jetë një skemë e hapur dhe do të reflektohen edhe propozimet e opozitës. Do të lejohen reklamat politike, nuk jemi në kushtet që të ndalojmë reklamat politike. Buxheti do të dyfishojë financimet për partitë dhe raporti do të jetë 1 me 3", tha Gjiknuri.

Rudina Hajdari: Beteja ime tani është në parlament, duam edhe numërim elektronik

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se aspekti politik i punës në këshill përfundoi dhe tani fjalën e kanë fjalën ekspertët. Por Hajdari këmbënguli në kërkesat e opozitës parlamentare, madje duke kërkuar edhe numërim elektronik, teksa për identifikimin u ra dakord më parë.

"Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes, tani po flasim për gjëra që i kanë në dorë ekspertët. Tani duhet të kodifikojmë dhe ta cojmë në parlament. Beteja ime tani është në parlament, te komisioni i reformës për të shtuar gjërat e tjera. Pa ndryshuar marrëveshjen por duke shtuar disa elementë. Ne do të shkojmë duke propozuar elementë shtesë, listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit. Do të fillojmë që të propozojmë votën e diasporës, do të ngulim këmbë në këtë propozim, pasi ata emigrantë që e kanë mbajtur Shqipërinë me remitanca tu jepet kjo e drejtë. Edhe te administrata dhe pse jo të shikojmë mundësinë e numërimit elektronik. Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, tani nuk duhet të merremi me në aspektin politik, por t'ua lëmë në dorë ekspertëve dhe në parlament të shtojmë të tjerat",  tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy