
Blendi Fevziu i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Ilir Meta gaboi në vitin 2013, që hyri në koalicion me Partinë Socialiste.
Fevziu komentoi edhe përpjekjet e mazhorancës për ta eleminuar politikisht Metën, duke përdorur argumentin se ai ka dosje.
Është edhe përgjegjësi e Metës. Kur mbështet një forcë politike, nuk mund të ikësh sa këtej dhe andej. Koalicioni me Ramën që bëri në 2013, ishte i pajustifikueshëm. Nuk mund ta kthejë njeriu sipas interesit. Mënyra si u punua dhe reagua ndaj Metës, për ta nxjerrë jashtë me dosje… Meta nuk akuzohet si bashkëpunëtor, por se i ka dalë emri në një dosje tjetër. Kjo tentativë, është betejë puro politike. Publiku e gjykon për gjestin që ka bërë, përse do e djegësh? Historia e dosjeve është më banalja në Shqipëri. Duhet të ishin hapur ato dosje dhe ti gjykonte publiku.



