Dyrnjaja: Rama largoi personat e ekspozuar me drejtësinë, dje i dha SPAK-ut Manastirliun (VIDEO)

Dyrnjaja: Rama largoi personat e ekspozuar me drejtësinë, dje i dha SPAK-ut Manastirliun (VIDEO)

Analisti Denis Dyrnjaja për kabinetin e ri qeveritar, deklaroi se Kryeministri Edi Rama largoi personat e ekspozuar me drejtësinë për të shmangur kostot.

Nga studio e “MCN Live” ai e cilësoi se kandidaturën e Ogerta Manastirliut për bashkinë e Tiranës, si dhënie të saj ndaj SPAK-ut dhe shitje politike .

Ndërkohë emrin e Elisa Spiropalit si ministre të Jashtme e sheh si rënie të pozitave të saj nga krytare e Parlamentit.

Kam vlerësime për disa personazhe në kabinet, por lajmi është tek ata që ikën dhe jo tek ata që erdhën. Edi Rama është kujdesur që të bëjë largimin e disa personazheve që mund të jenë të ekspozuar ndaj drejtësisë. 

Arbjon Mazniku ka arritur një rezultat shumë të mirë zgjedhor, meritonte këtë shkarkim? Jo! Nuk mund të krahasosh një personazh me rezultat shumë të mirë zgjedhor dhe Ulsi Manjan që pati rezultat tejet negativ në Lezhë dhe shkarkohet. 

Këtu hyn në lojë kriteri i përballjes me drejtësinë dhe kostot që do të shmangë. Të gjithë personat që ka lëvizur ka një parantezë se mund të jenë kontingjent i përballjes me drejtësinë.

 Surprizë ishte emri i Albana Koçiut si ministre e Brendshme, edhe pse njerëzit që vendosen në administrimin e portofolit janë njerëz politikë. 

Përdorim në mënyrë të gabuar termin teknicienë, këta janë njerëz të ekspertizës dhe ekspertizë do të thotë që kanë një drejtim të caktuar. 

Ministrja e re e Shëndetësisë është mjeke. Ajo ka shkuar si administratore e sistemit. Ajo mund të jetë një mjeke shumë e suksesshme, por mund të mos ketë fare ide të administrimit. 

Njerëzit që vendosen në drejtim janë menaxherë, di apo nuk di ta bësh. Rama ka një problem në qeverisje, kjo qeveria që është prezantuar dje, nuk do jetë e katër viteve. 

Besoj se do kemi shumë shpejt ndryshime, fakti që thotë se jeni në provë me pushime të shkurtra, prtishmëritë e tij janë në atë nivel sa presioni do të jetë shumë i madh, sa mund të ketë shumë shpejt ndryshime në qeveri, kjo do të thotë se qeveria nuk zë karar. 

Çarja e ministrive, kalo Inovacionin te Ekonomia apo të tjera, është çoroditje totale. Nëse pretendon si një skuadër futbolli, mos i ndërro lojtarët kaq shpesh. Kjo do të thotë se janë ministra pa ndikim.

Për stafet dhe efektshmërinë qeverisëse nuk është mirë që njerëzit të ndryshojnë në këtë mënyrë, është mirë që njerëzit të vazhdojnë stafetën e tij. 

Nëse ti je i suksesshëm, nuk mund ta heqësh dhe të thuash do vendosim një më të suksesshëm se ty. 

Për herë të parë dje pashë Mirela Kumbaron me një fytyrë të shtangur, se në të gjitha videot e veta e shohim me një fytyrë të qeshur. Kur i tha ai nuk do jesh, ajo shtangu. 

Dje mbledhja e Asamblesë, ishte forca politike fituese, po t'i nxjerrësh të gjithë elementët dhe faktorët, duhet të ishte një mbledhje e hareshme. Por po ti shikoje të gjithë ata ishte pasiguri, shtangim, ishin të gjithë anksioz. 

Këto të gjitha janë tipike politike të presionit të madh që i ka bërë forcën politike. Ata qeshin vetëm kur dalin jashtë një salle që mbledhja ka mbaruar, ose qeshin kur qesh ai. 

Kishte emërime ku Ogerta Manastirliu u fik fare kur i tha se do jesh kandidaturë për Tiranën. Në fillim pati një fikje totale. 

Unë e lexoj si ç’punë kam unë te kryetari i bashkisë? Ky është hall i madh. Ajo ka dosje në SPAK. Për atë është shitje politike. 

Në një moment të caktuar ajo mendon Erion Veliajn. I iku imuniteti, nuk ka imunitet. Për mua dje, Edi Rama e ka shitur Ogerta Manistriliun. U gjet një njeri që ka probleme me drejtësinë, siç ka paraardhësi i saj. Apo do i thotë Rama SPAK pse po e hetoni këtë? 

Unë mendoj që Rama nuk e kontrollon SPAK dhe Manastirliu është kontingjent për të shkuar në SPAK. Për mua Rama sapo i ka dhënë SPAK-un Ogerta Manastirliu. 

Nëse ka probleme me këtë gjë, mendoj se shtangimi i saj dhe mbetja habitore e kësaj oferte politike, kur i tha e di që nuk do ma harrosh gjatë, ishte një mesazh me goxha pikëpyetje. 

Nga Partia Demokratike, do të doja një kandidatë jopolitike. Ndoshta mendoj që Rama po mendon që t’ia japë përkohësisht për gjysmë mandati opozitës. 

Pse u bë kaq bujar Rama me opozitën? Dje u bë lajm ministria e AI, Diella në mediat ndërkombëtare dhe Rama e ka të nevojshme të bëhet lajm në mediat ndërkombëtare. Rama nuk bën asnjë lëvizje të pa kalkuar. 

Elisa Spiropali është një nga të zhgënjyerat e radhës, edhe pse posti ekuivalenton rënien e pozitave, se të jesh kryetare e Parlamentit, je numri 2 i shtetit. 

Ajo mbeti gati gati si Manastirliu, e fikur fare kur mori vesh se nuk do jetë kryetare e parlamentit. 

I vetmi njeri që buzëqeshte me largimin ishte ministri i Brendshëm, i cili as nuk e kuptoi kur erdhi ministër i Brendshëm dhe as kur u largua si ministër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy