Berisha: Akt1visti, aplikacion i dënueshëm me ligjin ndërkombëtar. PD do depozitojë ligj për dyfishimin e rrogave të ulëta

Berisha: Akt1visti, aplikacion i dënueshëm me ligjin ndërkombëtar. PD do depozitojë ligj për dyfishimin e rrogave të ulëta

Edi Rama po bën gjithçka në kundërshti me Kushtetutën, në kundërshtim të hapur me ligjet për të mbajtur monizmin e tij të bazuar në drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kontekst jam sot para jush për t’iu bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e megakrimit elektoral të përdorimit të Akt1vistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit.

Një deklaratë e tillë u bë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Akt1vist është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sipas tij, është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narko-shtetit të Edi Ramës, në një narko-shtet elektoral.

Berisha foli për shndërrim në një makineri të dhunimin masiv të votës, nëpërmjet ndikimeve të paligjshme dhe se është në kundërshti me ligjin ndërkombëtar, sepse shkel rregulla themelore të rrjeteve sociale, duke qenë se po përdoret për një mjet terrori mbi qytetarët dhe zgjedhësit shqiptarë.

Duke denocnuar para jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale nëpërmjet te cilave përdoret ky aplikacion antiligjor.

Së dyti, PD denoncon të turpshme, anti-ligjore, anti-kushtetuese përdorimin e qindra miliona eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama.

Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi, do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD. Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen kurrë para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve.

Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner, një njeri që nuk ka asnjë princip.

Pagat e ulëta duhet të dyfishohen, dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit se pagat në të gjithë piramidën e administratës shtetërore do  të dyfishohen.

Por këto akte nuk merren kurrë në një vend demokratik para zgjedhjeve me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve.

Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është thjesht një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike.

Berisha deklaroi se PD do të depozitojë në Parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë, duke nënvizuar se ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion dhe për çdo sipërmarrje të këtij vendi që të dyfishojë rrogat e ulëta në Shqipëri.

Pra, ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, jo, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor ndër më kryesorët i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy