Pas urimit për fitoren që i bëri kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i Italisë Paolo Gentilioni, kryeministrin Rama e ka uruar një tjetër udhëheqës botëror dhe mik i tij dhe i shqiptarëve.
Ai është presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili me një mesazh të shkurtër ka uruar kreun e qeverisë Edi Ramën për fitoren e arritur në zgjedhjet e 25 qershorit..
“Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdheniet tona. Shqiperia dhe Turqia partnere strategjike. Gezuar Bajramin gjithë shqiptareve”, thuhet në urimin e Erdogan.
Partia Socialiste ka siguruar një avantazh të thellë ndaj PD dhe LSI, dhe ka siguruar deri më tani 74 mandate.



