Meta takon sekretarin e OSBE-së Greminger: Dialog, pronësi dhe përgjegjësi

Meta takon sekretarin e OSBE-së Greminger: Dialog, pronësi dhe përgjegjësi

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, është takuar edhe me presidentin Ilir Meta.

Kreu i shtetit vlerësoi punën dhe angazhimin e OSBE për përparimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri. Duke theksuar se i është dhënë përparësi absolute çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Presidenti mirëpriti faktin që edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka orientuar mbështetjen e saj në 5 fushat prioritare të zbatimit të reformave.

Kreu i Shtetit pohoi gjithashtu se Shqipëria, mbetet e angazhuar në promovimin e vlerave dhe parimeve të organizatës, dhe në këtë kontekst veçoi moton e kryesisë italiane “dialog, pronësi dhe përgjegjësi” si qasja e duhur ndaj sfidave të rëndësishme që kemi përpara.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy