
Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila ka nisur me debate mes këshilltarëve opozitar edhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj si hajdut.
Je një hajdut i fëlliqur. Je një kriminel qe duhet te ishe arrestuar 4 vite me pare. Këto projekte qe na sjell sot kush do t'i zbatoje? Organizata kriminale 5 D qe është ne burg apo nje hajdut si ti qe duhet te ishe sot i arrestuar? Si mund te flasësh ti për femijet kur je ideatori dhe promovuesi kryesor i perversiteteve para fëmijëve te Tiranës.
Fill pas mbajtjes së fjalës së tij, Veliaj braktis mbledhjen e këshillit bashkiak.
Tutje, këshilltari i PL-së, Blushi vazhdoi debatin me kryetaren e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Romina Kuko.
Je një kukull e organizatës kriminale 5D. Ne nuk mund te bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk mund te dëgjojmë sot një hajdut qe vjen këtu dhe largohet. Te qëndrojë Veliaj, e të ballafaqohet me qytetaret e Tiranës
Nga ana tjetër, këshilltari i PD-së, Dorian Teliti përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale tregon se këshilltarët e opozitës, nuk lejohen të futen në mbledhje pa u kontrolluar.



