PR dërgon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ndalimin e aktiviteteve politike

PR dërgon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ndalimin e aktiviteteve politike

Partia Republikane do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ndalimin e aktiviteteve dhe tubimeve politike.

Në reagim nënvizohet se pas kësaj fshihet një qëllim i padiskutueshëm politik dhe kërkohet që të mos krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me politikën, duke shtuar se rruga e vetme që ka opozita për t’u ndeshur me këtë regjim, është komunikimi me të gjithë qytetarët.

“Pas kësaj fshihet një qëllim i padiskutueshëm politik, kërkohet që përveç manipulimit ligjor, kushtetues që i është bërë Kodit Zgjedhor, interferimit të grupeve korruptive dhe kriminale, qartësisht kërkohet që të mos krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me politikën, për të ndërtuar një marrëdhënie, sepse rruga e vetme që ka opozita për t`u ndeshur me këtë regjim, është komunikimi në çdo skaj të Shqipërisë, me të gjithë qytetarët, për t`i dëgjuar dhe komunikuar me ta, për të ndërtuar një raport shprese dhe besimi, dhe për të bërë të mundur ndryshimin e këtij realiteti, që është i papranueshëm, si nga BE dhe nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare. Prandaj mendoj që kjo është shumë e rëndësishme që ne t`a çojmë në Gjykatën Kushtetuese.”

Kushtetuta duhet t`i garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve edhe në momentin e cënimit, në rastet emergjente dhe se duhet të ketë një ndërhyrje në mënyrë proporcionale, thotë PR.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy