Përplasje në seancën plenare në Kuvend/ Balla-Vokshit: “Për ty kam numrin 0900”, Bardhi: “Burrë legen”

Përplasje në seancën plenare në Kuvend/ Balla-Vokshit: “Për ty kam numrin 0900”, Bardhi: “Burrë legen”

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve. Gjatë fjalës së tij në sallë, Taulant Balla përdori një shprehje që nxiti reagimin e deputetëve të opozitës.

“Realisht nuk kishim një numër tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju pyesnim çfarë mendoni ju. 0900 është numri që kam për ty, Albana padyshim”, u shpreh Balla, një frazë që solli reagimin e menjëhershëm të deputetit demokrat Gazment Bardhi.

 

Pas kësaj deklarate, disa deputetë të opozitës iu afruan foltores së Kuvendit ku ndodhej Balla, duke shkaktuar tension në sallë dhe duke detyruar Gardën e Republikës të ndërhyjë për të qetësuar situatën.

Ndyrësirë, i pafytyrë. Shko thuaja gruas tënde ato. I pafytyrë, i paburrë, je mësuar me ato të partisë tënde”, iu drejtua Bardhi Ballës me tone të ashpra.

Pas incidentit, Balla kërkoi falje ndaj Vokshit për gjuhën e përdorur. Gjatë fjalës së tij, ai sqaroi se deklarata e tij lidhej me një numër telefonik informues të Bashkimit Evropian dhe se ishte keqinterpretuar.

Sipas Ballës, bëhet fjalë për një numër që në vendet e BE-së përdoret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. 

Ai theksoi se bëhej fjalë për një keqinformim, i cili sipas tij po përdorej për të prishur rendin e ditës në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy