Kodheli rizgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kodheli rizgjidhet zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli u rizgjodh zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë pjesëmarrjes në punimet vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, mbajtur në Lisbonë në datat 8-11 tetor.

Komisionet zhvilluan mbledhje gjatë dy ditëve të para të aktivitetit duke diskutuar dhe analizuar raportet dhe rezolutat e përgatitura nga reporterët. Të ftuar ishin ekspertë të fushës si dhe krerët e politikës portugeze.

Po ashtu Sesioni vjetor përmbylli punimet e tij me seancën plenare drejtuar nga Presidenti i AP NATO Kongresmeni Gerry Connolly, në të cilën ishin të ftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan,  Nancy Pelosi, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Presidenti portugez si dhe Dr. Karen Donfrey, Ndihmës/sekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë në Departamentit e Shtetit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosiu u shpall fituese e çmimit “Women for Peace and Security 2021”, një çmim i dhënë për herë të parë nga Asambleja. Gjatë fjalimit të saj si e ftuar speciale e këtij sesioni në Lisbonë, Pelosi tha se, prioritizimi i edukimit të grave mbetet një prej shtyllave drejtuese të punës së saj të përditshme. Ajo përfundoi duke thënë se SHBA beson se gratë mund t’ia dalin dhe prandaj SHBA ja del.

Diskutimet e këtij sesioni u përqendruan në tema si Afganistani, Koncepti Strategjik i NATO 2030, situata post elektorale në Rusi si dhe situata  në Lindjen e Mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy