Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit, Xhaçka: Kemi çfarë t’i tregojmë botës!

Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit, Xhaçka: Kemi çfarë t’i tregojmë botës!

Këtë të martë është zhvilluar pritja e zyrtrëve në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillim e Sigurimit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, akademikë, ministra e ish-ministra të Jashtëm.

Ceremonia nisi me fjalën e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka e cila vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Xhaçka theksoi se rezultati në Asamblenë e Përgjithshme ishte një kurorëzim i një pune shumë afatgjatë.

Është një mundësi për të gjithë shqiptarët për të çuar përpara interesat tona kombëtare. Ne shkojmë në Këshillin e Sigurimit me këmbë në tokë, me besimin tek fuqia e ideve. Shqipëria sot ka çfarë t’i tregojë botës”, tha Xhaçka.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e zhvilluar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, u shpreh se vendi është i angazhuar për më shumë siguri. Rama theksoi gjithashtu se në Këshillin e Sigurimit Shqipëria nuk shkon thjesht për të siguruar një ulëse, por me një agjendë që pasqyron vlerat dhe sfidat e Shqipërisë moderne.

Tani Shqipëria po angazhohet jo vetëm për siguri, por po shihet si e tillë. Një vend i vogël jo i pasur, me probleme e sfida por që di çfarë bën në politikën e vet të jashtme. Në Këshillin e Sigurimit vendi ynë nuk do të shkojë për të mbushur një karrige, por me një agjende që pasqyrojnë disa vlera dhe sfida të Shqipërisë moderne. Së pari do të fokusohet në çështje të barazisë gjinorë sepse është një vend i renditur në 10 vendet e para në botë në klasifikimin Kombeve të Bashkuara sa i përket barazisë gjinore në qeveri. Ne jemi të bindur se gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqe dhe sigurinë. Ne kemi detyrimin që të angazhohemi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave ndërkombëtare të cilat janë shtyllat e pashmangshme të platformës që ndërton shoqëri më të mira. Ne jemi në pozicionin e duhur për të mbrojtur idenë se çdo formë e re dhe e sofistikuar e relativizmit të antisemitizmi apo diskriminim të myslimanëve janë krejt të papranueshme dhe kërcënojnë stabilitetin e demokracive tona”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy