Mbledhja e përbashkët e qeverive/ Pregu: Mbështetja italiane thelbësore për integrimin e Shqipërisë (VIDEO)

Mbledhja e përbashkët e qeverive/ Pregu: Mbështetja italiane thelbësore për integrimin e Shqipërisë (VIDEO)

Avokatja Eva Pregu nga Italia, mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane ditën e sotme në Romë, e komenton si të pritur pozitivisht në vendin ku ndodhet.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo tha se marrëveshjet përfshijnë teknologjinë, infrastrukturën, energjinë dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me Europën.

 

Sipas saj, Italia është një nga partnerët kryesorë që mbështet Shqipërinë të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe se ekspertiza e saj është domosdoshmëri. 

 

Ekspertiza italiane dhe mbështetja e qeverisë italiane për Shqipërinë është themelore, pasi Italia është ndër vendet kryesore të Bashkimit Europian dhe mbështetja e saj është shumë e rëndësishme dhe do të jetë themelore për pjesëmarrjen e saj në BE. 

 

Shihet si një teknikë politike jo vetëm e Shqipërisë por edhe e Italisë, pasi Italia do të shtrijë praninë e saj në Ballkan. Të dyja palët përfitojnë nga ky bashkëpunim. 

 

Opozita komenton disa qëndrime por e kanë parë pozitivisht bashkëpunimin. Kemi të bëjmë me një diplomaci të lartë mes të dy palëve.

 

 Objektivi i të dy palëve është zhvillimi ekonomik, politik dhe më gjerë. Italia është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri, ka interes jo vetëm si shtet por edhe për qytetarët italianë, ku mbi 3 milionë euro janë investuar në Shqipëri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy