Inagurohet “Shtëpia Ryerson”/ Xhaçka: Shqipëria, aleate e denjë e SHBA-së

Inagurohet “Shtëpia Ryerson”/ Xhaçka: Shqipëria, aleate e denjë e SHBA-së

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim  dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, inauguruan rezidencën e ambasadorit amerikan me emrin “Shtëpia Ryerson”, në nderim të ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Uilliam Rajerson.

Në pritjen e organizuar me rastin e 30-vjetorit të hapjes së ambasadës së parë amerikane në Tiranë, ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë treguar në çdo moment kyç të historisë së vendit tonë.

Xhaçka nënvizoi se Shqipëria sot është krenare që është një aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve, duke e cilësuar këtë të fundit si një partner strategjik të pazëvendësueshëm.

“Mirënjohëse për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo moment kyç të historisë sonë. Krenare që sot Shqipëria është një aleate serioze dhe e denjë, në krah të këtij partneri strategjik të pazëvendësueshëm me të cilin na bashkojnë vlerat dhe lidhjet e pafundme njerëzore mes popujve tanë”, tha ministrja Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy