Gjermania dhe Franca paraqesin sot në samitin BE–Ballkani Perëndimor dokumentin jo formal përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky propozim është një nga temat e diskutimit në samitin e ditës së sotme në Tivat të Malit të Zi. Edhe Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka bërë thirrje për përshpejtim të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.



