Prokuroria, kërkesë PD-së: Na sillni materialet që keni për Agim Kajmakun

Prokuroria, kërkesë PD-së: Na sillni materialet që keni për Agim Kajmakun

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Partisë Demokratike t'i vë në dispozicion të gjitha materialet që ajo ka për Agim Kajmakun, kryetarin e Bashkisë së Vorës që PD e akuzon se është arrestuar në 2013-ën nga autoritetet greke për falsifikim parash.

Është pikërisht Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, që i ka bërë kërkesën Partisë Demokratike, pasi dje, sekretari  Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi publikoi dokumentet e prokurorisë dhe gjykatës së Janinës që sipas tyre tregonin të gjithë historikun e shmangies nga drejtësia që ka bërë Kajmaku, përmes emrit grek që sipas PD-së mbante në ato vite, Jorgo Toto.

Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi letërporosi autoriteteve greke për dosjen e Jorgo Totos, dhe nëse ai është i njëjti person me kryebashkiakun e Vorës, i cili kur ka emigruar në Greqi në vitet 2000, e ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.

Agim Kajmaku nuk ka shkruar në formularin e vetëdeklarimit që të ketë qenë ndonjëherë i hetuar, gjykuar, apo arrestuar. Nëse kjo del të jetë gënjeshtër, Kajmaku rrezikon të preket edhe nga ligji i dekriminalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy