Meta: Rama shkeli Kushtetutën, korruptoi zyrtarë të huaj për të minuar demokracinë

Meta: Rama shkeli Kushtetutën, korruptoi zyrtarë të huaj për të minuar demokracinë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetutën e vendit, duke shfrytëzuar postin e Kryeministrit dhe përdorur korrupsionin ndaj zyrtarëve të huaj për të minuar demokracinë dhe pluralizmin politik në vend.

Meta thekson se përdorimi i McGonigal në mënyrë të paligjshme dhe korruptive nga Edi Rama kundër opozitës dhe kundërshtarëve të tij politikë është shumë flagrant. Sipas tij, asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate” në vendin tonë dhe vendosjen para ligjit të kësaj bande manipulatorësh!

Përdorimi i McGonigal në mënyrë të paligjshme dhe korruptive nga Edi Rama në postin e Kryeministrit të Shqipërisë kundër opozitës dhe kundërshtarëve të tij politikë është shumë flagrant. Ndaj hetimi i kësaj çështje nga SHBA është shumë i rëndësishëm për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Edi Rama nuk është vetëm në konflikt interesi me detyrën e Kryeministrit por ka shkelur rëndë Kushtetutën e vendit duke shfrytëzuar postin e Kryeministrit dhe përdorur korrupsionin ndaj zyrtarëve të huaj për të minuar demokracinë dhe pluralizmin politik në vend. Bllokimi i komisionit hetimor parlamentar është një përpjekje e pashpresë për të relativizuar këtë komplot të tij kundër demokracisë dhe pluralizmit politik.

Më tej Meta iu bën thirrje deputetëve të mos sillen më si kukulla për të mbuluar skandalet e Edi Ramës, por të shpëtojnë dinjitetin e tyre duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate” në vendin tonë dhe vendosjen para ligjit të kësaj bande manipulatorësh! Ja dhe zyrtarët “antikorrupsion” që u kthyen në ortakë të regjimit më të korruptuar në Europë dhe u përdorën kundër opozitës dhe demokracisë në Shqipëri!

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy