Lapaj: Spiropali është vonë për ta amnistuar vetveten, në kohë për të ndalur dëmet

Lapaj: Spiropali është vonë për ta amnistuar vetveten, në kohë për të ndalur dëmet

Kreu i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, për qëndrimin e ish-ministres Elisa Spiropali, lidhur me ato që i konsideron veprime të gabuara të partisë së saj dhe ku thotë se po e detyrojnë të mos flasë kundër padrejtësive, thotë se është vonë për të amnistuar vetveten.

 

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaron se gjithsesi, ka shumë në dorë për të thënë të vërtetën, në mënyrë që të ndalë dëmin që mund t’i bëhet vendit.  

 

I them Elisës mirëseerdhe në atdhe. Po të lexoje atë shkrim dukej sikur nuk ka jetuar në realitet. Thotë se e kanë luftuar, por ka qenë një nga bashkautoret e sistemit. Është vonë për të amnistuar vetveten, por ende në kohë për të mos lejuar që ajo që ka ndërtuar me Edi Ramën dhe të tjerë të mos vazhdojë të shkatërrojë më tej vendin. 

 

Nga 2013 e deri tani 1 milion shqiptarë janë larguar. Është vonë për të amnistuar vetveten, është në kohë për të ndalur dëmin. Ka shumë në dorë të thotë të vërtetën, ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë vendit dhe nëse e bën, atëherë nga vendi merr rrugës diferencimin nga ata që ende po e çojnë përpara vendin nga një projekt djallëzor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy