
Pika kufitare e Hanit të Hotit, në Shkodër do të jetë me ambjente të reja. Në inagurimin e pikës doganore, ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se investimet do të lehtësojnë procedurat e kalimit për qytetarët, në të dy anët e pikës kufitare.



