Kulluri: Gara në PD jo për ta bashkuar, njerëzit nuk kanë më besim

Kulluri: Gara në PD jo për ta bashkuar, njerëzit nuk kanë më besim

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se kriza e krijuar në Partinë Demokratike nuk mund të kalohej brenda 2 muajve.

Ai theksoi se kjo ishte arsyeja që ka kërkuar dhe shtyrjen e këtij procesi të zgjedhjeve sepse kriza e krijuar ishte shumë e madhe, por këta sipas tij janë në garë mes tyre dhe jo për të bashkuar PD.

Unë me Ibsenin kërkuam të shtyhej ky proces votimi sepse një konflikt nuk zgjidhet për 2-3 muaj. Në atë parti janë përjashtuar njerëz, janë rrahur njerëz në oborrin e partisë. Kam kërkuar të shtyhen zgjedhjet. Ajo traumë e madhe nuk mund të kalohej kaq shpejt, duhej kohë për të bërë debat poshtë. Koha e mjaftueshme për një fushatë elektorale është minimumi 90 ditë. Çfarë do bëjnë këta këto 6 muaj kur i kanë mbyllur për 2 muaj. Vendosin 30 prillin si datë dhe pastaj thonë nuk kemi kohë, kur datën po këta e vendosën atëherë pse thonë që nuk kanë kohë. Nuk kam asnjë problem, keni marrë 24% më pak vota dhe vazhdoni thyeni turinjtë përpara Ramës. Kjo nuk është garë për të bërë PD më të madhe, por jeni në garë mes jush. Njerëzit nuk kanë besim të vijnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy