Investigimi në Afrikë zbulon takimin e Edi Ramës me bosin e inceneratorëve

Investigimi në Afrikë zbulon takimin e Edi Ramës me bosin e inceneratorëve

Hashtag.al ka raportuar sonte mbi një zbulim i cili hedh dritë mbi aferën e inceneratorit të Tiranës, bazuar dhe mbi një shkrim të CNA.al. Konkretisht Hashtag.al ka zbuluar se i lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës është edhe Miliad Lopa, i përfshirë në një tryezë të mbajtur më 30 janar 2017, në të cilën kanë marrë pjesë edhe zvkryeministri Erjon Braçe, deputeti i PS-së Ervin Bushati si dhe disa biznesmenë italianë.  Kjo vihet re qartasi në axhendën e publikuar nga kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Lidhur me inceneratorin e Tiranës, CNA shkruan se bëhet fjalë për një rrjet kompanish në Holandë të cilat kanë të njëjtën adresë dhe që kanë ngritur një skemë për koncesionin e inceneratorit të Tiranës që po zbatohet edhe në Zimbabve, Afrikë. Në shkrim është publikuar një foto gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në kryeqytetin e Zimbabvesë, Harare, mes tre personave. Fotoja zbulon një hollësi tejet interesante. Njëri nga tre personat që nënshkruajnë marrëveshjen përveç përfaqësuesit të kompanisë Integrated Energy BV, Giuseppe Ciafaglione e përfaqëuesit të shtetit afrikan, është pikërisht Miliad Lopa.

Marre nga Hashtag.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy