Escobar nga Prishtina: Nga takimi në Ohër pres lajme të mira

Escobar nga Prishtina: Nga takimi në Ohër pres lajme të mira

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar gjatw vizitës sw sotme nw Kosovw, tha se pret takime produktive të shtunën në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Escobar në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani tha se pret që pas të shtunës të ketë lajme të mira.

“Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër”, tha Escobar.

Ai tha më tej se kanë për qëllim që të mbështesin çdo rezultat që sjell paqe më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën, Serbinë e rajonin që të bëhen anëtare të plota të komunitetit euro-atlantik.

Ky propozim evropian është një mundësi e jashtëzakonshme për paqe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve.

Si mbështetësi më i madh i Kosovës në botë kemi për qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën dhe tërë rajonin.

Prandaj, mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira.

Optimiste si Escobari u shpreh edhe presidentja Vjosa Osmani.

Asaj po i pëlqen marrëveshja, sepse ajo, “do të sigurojë integrimin gjithëpërfshirës të komunitetit serb të Kosovës në institucionet e Republikës”.

Osmani tha edhe se “marrëveshja do të rezultojë pastaj me shpërbërjen efektive të menjëhershme të gjitha strukturave ilegale të Serbisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy