
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Tropojë, teksa foli për temën shumë të ndjeshme të largmit të të rinjve jashtë vendit, u shpreh se koha kur shqiptarët do të kthehen në vendin e tyre, nuk është shumë e largët.
Sipas tij, tashmë kushdo mund të krijojë një mundësi më të mirë për të jetuar në Shqipëri.
Unë kam ardhur në Tropojë prej vitesh dhe sot është një realitet tjetër nga ajo që ishte. E shikon që këtu ka jetë, askujt nuk do t’i thoja se këtu është më mirë se atje. Varet se çfarë arrin të bësh këtu. Sot isha edhe me disa fermerë aty njoha një djalë që kishte ardhur nga Tirana dhe punonte në kodrën e gështenjave me ato çunat që kanë ardhur nga jashtë. Natyrisht që ata nuk kanë ardhur këtu për të fituar më pak se në Tiranë apo jashtë shtetit. Ato patjetër që fitojnë më shumë. Ju vetëm budallenj nuk dukeni që të ikni nga jashtë që të fitoni këtu më pak. Unë u them të gjithëve që kanë një shtëpi në fshat. Ka një pasuri aty që mund ta kthejë në një biznes ku mund të fitojë 2-3-4 fishin e asaj që do të fitonte duke bërë një punë jashtë shtetit. Natyrisht jashtë ja nga ata që kanë arritur maja, ka nga ata që bëjnë punë të këqija por që të çojnë në fund të pusit. Unë flas për punë të zakonshme.
Në Tropojë ka afro 150 mijë njerëz që kanë kaluar këtu, që kanë ndaluar apo që kanë fjetur, do të thotë që është hapur një rrugë që do të sjellë më shumë njerëz që do ketë nevojë për më shumë shërbime. Tropoja është një vend i bekuar nga shumë pasuri, po të marrim vetëm bimët medicinale që janë këtu. Një djalë në Bulqizë kishte hapur një pikë grumbullimi për bimë medicinale.
Më tregoni një biznes në Angli të dikujt që futet në gomone që i jep 35 mijë lekë të reja në ditë. Sa i përket teknologjisë mund të shkohet më tutje. Nëse disa prej jush bëhen bashkë dhe thonë do bëjnë agroturizëm dhe do fusin ndonjë lek secilin dhe duan mbështetje nga qeveria, bëni një projekt, bëni aplikimin dhe bëni një rrugë suksesi. Unë nuk i them askujt rri këtu se është më mirë.
Kudo mund të jetë mirë, por mos bëni gabim të llogarisni vetëm të ardhurat atje, por edhe kostot, vërtet ka rroga të larta, por edhe shpenzime të mëdha. Koha që shqiptarët më shumë do të kthehen se do të ikin nuk është e largët. Jemi në trendin që më shumë duan të ikin, por tani situatat po tregojnë që këtu mundësitë janë. Nëse do të ndërtosh një gjë tënden, këtu është e mundur.
Rama sqaroi edhe njëherë deklaratën e bërë pak javë më parë për studentët ekselentë që do të marrin diplomën tre vite pas përfundimit të studimeve në Shqipëri në mënyrë që të mos largohen jashtë vendit.
Ai tha se këtë e bëjnë edhe shumë vende të tjera pasi shtoi se në rast se studentët nuk duan të bëhen pjesë e kësaj skeme, mund të mos e pranojnë bursën që ofron një pagë minimale.
Nuk është çështja që s'do ju jepen por është diçka që ne nuk e kemi shpikur, e bëjnë dhe në vende të tjera, diploma e mjekut dhe infermierit nuk është si e të tjerëve, ju i dedikoheni jetës së tjetrit.
Përveç anës teorike ka dhjam praktike, po e studiojmë dhe kështu do ndodhë me shumë gjasë. Ndërkohë, mos harroni se këtë e kemi lidhur dhe me nivelet e bursave. Kemi pasur problem të madh me bursat e ekselentëve. Qeveria qysh më parë ka marrë një vendim që dhe ne e kemi vazhduar, që nxënësit shqiptarë që shkojnë në universitetet top, në më të mirat e botës marrin bursë nga shteti shqiptar.
Por ti duhet të vish pas e të punosh në Shqipëri, kjo është marrëveshja që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme dhe e kemi vazhduar, është nënshkruar nga nxënësit dhe asnjë nuk ka ardhur, asnjë nuk ka thënë ndjesë se ato universitete janë nivel i lartë, saqë aty presin në radhë kompanitë që t'i marrin në punë. Okej, të kanë ofruar një rrogë të madhe e nuk kthehem, ne do e përmbysim këtë gjë, ne nuk do paguajmë më, të vijnë këtu e i paguajmë.
Do i japim një pagë minimale, do i japim një bursë, do firmosim marrëveshje. Nëse e duan pagën e duan, nëse jo të vazhdojnë me lekët e veta.



