Situata jo e qetë politike i ka detyruar ambasadorët e SHBA dhe të BE që të nisin takimet me krerët më të lartë të shtetit. Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë trokitur në zyrën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Ambasadori amerikan dhe ajo e BE Vlahutin po zhvillojnë një takim me Nishanin në orën 16:00 në Presidencë.
Në qendër të takimit është Reforma në Drejtësi, pasi me nisjen e protestës së PD dhe bojkotin e Kuvendit bllokohet ngritja e komisioneve të Vettingut.



