Pas kërkesës që u dorëzua sot në KQZ për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit PS-LSI, ku kërkohet kohë shtesë nga dy palët politike deri në zgjidhjen e ngërçit politik me PD, ka pasur një lumë reagimesh në faqen e “Facebook” të kryeministrit Edi Rama.
Shumë nga komentuesit i kërkojnë Edi Ramës të regjistrohet në zgjedhje.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit lidhur me këto komente.
Komentet:
Nje komentues i shkruan: Rregjistrohu e bej zgjedhje kush te doj te futet kush sdo te rrije sdo qendrojme peng i kapricove te kujtdo qofshin ato
Rama i përgjigjet:Ne te regjistruar jemi Glent, duam t’i japim deri ne fund Cadres shansin qe te dale e bashkuar ne zgjedhjet e 18 qershorit!




