Meta: Populli s’mund të tërhiqet zvarrë nga një çetë banditësh

Meta: Populli s’mund të tërhiqet zvarrë nga një çetë banditësh

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet këtë të premte, teksa flet për “një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar”, të cilët sipas kreut të shtetit, nuk mund të tërheqin më zvarrë popullin shqiptar.

“Populli nuk mund tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar!”, shkruan Meta

Deklarata e kreut të shtetit vjen një ditë pasi reagoi për gjobën e vendosur ndaj Shoqatës “Durrësi autokton”, ku në aktivitetin e organizuar prej saj kishte qenë i pranishëm edhe vetë Meta.

Presidenti Meta e ka konsideruar tërësisht politike dhe veprim skandaloz e të papranueshëm, gjobitjen me 5 milionë lekë të inxhinierin në pension Abdulla Deliallisi për shkelje të masave anti-Covid.

Sipas kreut të shtetit, kjo është një gjobë e pastër politike ndaj inxhinierit, pasi sipas tij, në aktivitetin ku ai ka qenë i pranishëm, të gjithë të ftuarit kanë qenë duke respektuar masat e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy