Fatmir Mediu, ka zhvilluar nje vizite zyrtare ne Vjene, ku ka pasur nje sere takimesh me senatore dhe kongresmene amerikane.
Gjate kesaj vizite, kryetari i Republikaneve, shoqerohej edhe nga drejtori i departamentit të Sigurisë Kombëtare në Partinë Demokratike, Avenir Peka.
Ata kanë pasur takime me senatorë dhe kongresmenë të SHBA-së, mes tyre senatorin Roger Wicker, Kryetar i Komitetit të Helsinkut të SHBA dhe njëkohësisht edhe kryetar i komitetit të Çështjeve politike të sigurisë në OSBE.
Të pranishëm kanë qenë edhe kongresmenët Robert Aderholt, kongresmeni Trend Kelly dhe Ricard Hudson.
Në takime është biseduar mbi situatën në rajon, krizën politike në Shqipëri, rrezikun e dështimit të zgjedhjeve të ardhshme për shkak të kriminalitetit, drogës, dhe parave të pista.



