Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj, kërkon ashpërsim të protestave të opozitës, përballë asaj të paralajmëruar nga Partia Demokratike në 12 mars, duke kërkuar që të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se duhet të bllokohet çdo gjë në vend, me rrugë, porte dhe aeroporte.
Protestat kanë ardhur në rritje dhe kanë pasur efekt si brenda dhe jashtë. Kjo është qeverisja më negative në historinë e vendit dhe protesta është minimumi që mund të bëhet. Mendimet e qytetarëve janë për t’u respektuar.
Jam për larmi protestash dhe ashpërsim protestash, në mënyrë që të ketë një reagim. Kundër këtij regjimi patjetër duhet protestuar me çdo mjet dhe formë.
Unë jam për ashpërsim protestash që po të ketë mundësi të bllokohet gjithçka në qeverisjen vendore dhe atë qendrore. Unë jam për bllokim rrugë, porte, aeroporte.
Të dalin studentë, profesionistë, gjimnazistë, që t’i digjet toka nën këmbë këtij grupi kriminal që drejton vendin. Edi Rama do rrëzohet se e ka kaluar ciklin e vetë. Është përgjegjësi e Partisë Demokratike që të organizojë protestat.



