Policia verifikim pasuror për Agim Kajmakun, dyshohet për pastrim parash

Policia verifikim pasuror për Agim Kajmakun, dyshohet për pastrim parash

Policia e Shtetit ka nisur verifikimin pasuror të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, për pastrim parash, i cili është shpallur në kërkim para disa ditësh.

Lidhur me këtë çështje, policia përmes një kërkese u ka kërkuar informacion bankave për llogaritë bankare të Kajmakut.

Gjithashtu, kjo kërkesë është dërguar edhe në hipotekë.

Ndërkaq, organ i akuzës ka kërkuar nga Dhoma e Noterëve që të njoftojnë prokurorinë nëse Kajmaku paraqitet për prokurorë.

Më herët, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Kujtojmë, që për Kajmakun rëndojnë 3 akuza: “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Krahas këtyre akuzave, kryabashkiaku i Vorës është nën hetim edhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy