Seria e 25-të e dështimeve/ Kuvendi i Kosovës edhe sot sërish pa kryetar

Seria e 25-të e dështimeve/ Kuvendi i Kosovës edhe sot sërish pa kryetar

Kuvendi i Kosovës dështoi për të 25-tën herë radhazi në përpjekjen për t’u konstituuar dhe për të zgjedhur kryetarin e tij.

As në seancën e sotme nuk u arrit të miratohej formimi i Komisionit për votim të fshehtë, i nevojshëm për procesin e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Nga 104 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 51 votuan pro, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, shifra të pamjaftueshme për të kaluar vendimin.

Kjo përpjekje vjen pas seancës së fundit të mbajtur më 31 maj, kur votimi për të njëjtën çështje dështoi për herë të 16-të, me 53 vota pro, një kundër dhe pa abstenime.

Propozimi për të kaluar në votim të fshehtë u bë më 1 maj, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë shumicën prej 61 votash në votimet e hapura për kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me mbështetjen e disa partive opozitare, e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar jokushtetues propozimin për votim të fshehtë.

Ata kanë kërkuar që seancat të pezullohen deri në një vendim zyrtar nga Gjykata.

Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy