Berisha: PD ishte kthyer në OJF të majtë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë e përmbysë këtë monizëm

Berisha: PD ishte kthyer në OJF të majtë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë e përmbysë këtë monizëm

Partia Demokratike po mban sot një konferencë për idetë konservatore dhe trupëzimin e tyre në një Doktrinë të së djathtës shqiptare.

Në konferencën në të cilën po marrin pjesë një grup ekspertësh e politologësh, kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se PD ishte shndërruar në një Organizatë jofitimprurëse të majtë që as forcë politike nuk ishte.

Në këtë kuadër, ai tha se kryeministri Edi Rama dhe ky monizëm përmbyset vetëm përmes një force konservatore të qendrës së djathtë.

PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën.

Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja.

PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD.

Rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën.

Njerëzit pyesin se si do i japim zgjidhje kësaj situate. Por ne kemi parimet tona. Unë nuk di asnjë rrugë tjetër përveç vendosjes në piedestal të atyre parimeve me të cilat Shqipëria ndryshoi 21 herë, me të cilat Shqipëria arriti të bëhej vend i besueshëm për shqiptarët, arriti që të ketë shtet ligjor dhe ekonomi tregu funksionale.

Një forcë që nuk mbron interesin kombëtar, është një fatkeqësi dhe nuk duhet të ekzistojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy